PLAZHA E MADHE - Montenegro

Plazhi më i madh, si mund të vërehet edhe nga vetë emri, është Plazhi i Madh. Eshtë i gjatë 12,5 km, kurse gjerësia mesatare është 50 m. E quajnë Bostani, sipas bostanit që kultivohet me sukses në afërsi të tij, në fushën e Shtojit, kurse, për shkak të hapësisë tij, adhuruesit e tij e kanë quajtur Kopakabana jugosllave. Shtrihet në drejtimin veriperëndim‑juglindje në një hark të butë prej gjirit të Porto Milenës deri në grykën e Bunës. Nga qendra e qytetit është larg 4 km. Tërë plazhi është i mbuluar me rërë të mrekullueshme ngjyre të zbardhëllemë në të murrmë, me kokrra të mëdha prej 0,1 deri 0,5 mm. Po këtë përbërje e ka edhe fundi i cekëtinave dhe i hapësirës për larje, kështu që larja është kënaqësi e jashtëzakonshme sidomos për personat më të vjetër, kurse për fëjmijët është gëzim i madh. Nja 4 km larg gjirit - kanalit të Milenës në drejtim të grykës së Bunës, para Plazhit të Madh, ngritet prej detit Guri i Gjeranës (Skolj-Krs od Djerana). Ky është krijuar nga lëvizja tektonike o tokës, duke u ndarë nga pjesa tokësore juglindore. Nja 4 km larg gjirit - kanalit të Milenës në drejtim të grykës së Bunës, para Plazhit të Madh, ngritet prej detit Guri i Gjeranës (Skolj-Krs od Djerana). Ky është krijuar nga lëvizja tektonike o tokës, duke u ndarë nga pjesa tokësore juglindore. Prapavija e plazhit të Madh është e mbuluar me pisha, makie, drurë gjithmonë të gjelbër dhe gietherëns. Mu në fillim të këtij plazhi, në sipërfaqen e parkut shumë të bukur, 150 m larg detit, është vendosur kompleksi i hoteleve: "Olimpic, "Grand Lido, Belvi, Lido bungalovi" të Kategorisë "B.

Comments on "PLAZHA E MADHE - Montenegro"

 

post a comment
http://www.freewebtown.com http://www.freewebtown.com